Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 60-vjeçari pas përplasjes në rrugën e re të Portit

Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën e re të Portit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një person rreth moshës 55–60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në zonë është pjesërisht i kufizuar.


Shtuar 4.01.2026 19:42