Pasditen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Dhërmiut, ku një kamion ka përplasur tre makina, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Sipas burimeve, shoferi i kamionit është hedhur nga automjeti si pasojë e mosfunksionimit të frenave.
Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se makinat e tjera kanë qenë të parkura dhe fatmirësisht nuk ka të plagosur.