Ditën e sotme, një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Bilisht-Kapshticë. Dy mjete jane përplasur, e për pasojë ka ndërruar jetë 41-vjeçarja.
Policia njofton se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa mësohet se ka humbur jetën një 41-vjeçare.
Devoll/Informacion paraprak:
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje, njofton policia.