Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat–Poliçan, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në fshatin “Vodice” të qytetit të Beratit dyshohet se ka humbur kontrollin e mejetit tip “Porsche” dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor ku fatkeqësisht ndërroi jetë.
Ndërkohë të plagosur rëndë kanë mbetur dy pasagjerët, Alban Elezi dhe Gisi Shehu, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, shtetasi, 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.