Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Vlorë.
Mjeti tip “Benz” ka qenë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, dhe në kthesë ka përfunduar në kanal.
Dy zjarrëfikse dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë berë të mundur nxjerrjen e pesë të rinjve nga makina dhe shoqërimin e tyre drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmen mjeksore.
Mesohet së pesë të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.
