Gjatë natës, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Vorë-Fushë-Prezë”. Mësohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat e rrugës.
Si pasojë e aksidentit shtetësja E.E., 23-vjeç ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
