Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar

Këtë të hënë, një aksident me pasojë vdekjen e nje personi, është regjistruar në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës.

Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet identifikimi i viktimës dhe i drejtuesit të mjetit.


Shtuar 5.05.2025 10:31