Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy persona në gjendje kritike

 

Këtë të hënë rreth orës 13:40, në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një tjetër automjet i vogël.

Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment

Paraprakisht, raportohet se dy shtetas të huaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes.

Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Peqinit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor është rënduar për shkak të ngjarjes.

 


Shtuar 28.07.2025 14:24