Një aksident i rendë raportohet të ketë ndodhur në aksin Lezhe-Shkodër, në afërsi të Kallmetit.
Sipas burimeve, bëhet me dije se 7 persona kanë mbetur të plagosur, ku pesë prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë.
Gjithashtu mësohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë, i cili ndodhet në gjendje kritikë për jetën.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/