Një aksident me pasojë plagosjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, një kamionçinë ka përplasur një grua ende të paidentifikuar e cila aktualisht ndodhet në spital.
Drejtuesi i kamionçinës është shoqëruar nga policia në komisariat për të sqaruar rrethanat e aksidentit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
