Aksident i rëndë në aksin Korçë – Bilisht/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me murin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga duke u përplasur më pas me murin e një banese në anë të rrugës.

Ambulanca në vendngjarje ka marrë një person, ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave.


Shtuar 3.09.2024 22:57