Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, humb jetën fëmija 6 vjeç

Një fëmijë 6 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Vlorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:45 në afërsi të fshatit Panaja.

Shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 30.08.2022 07:51