Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Fier-Roskovec.
Sipas raportimeve, një automjet ka përplasur një mjet bujqësor. Për pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.
Shoferi i automjetit, Josif Shkëmbi është shoqëruar nga policia në komisariat ndërsa i plagosuri Ani Hazizi është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor mësohet se ndodhen në vendngjarje.
