Aksident i rëndë në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat, ku si pasojë ka përfunduar në spital një 30-vjeçar.

Sipas burimeve, 30-vjeçari A.G drejtuesi i makinës tip Toyota, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës.

Në vendngjarje mbërriti policia rrugore dhe zjarrfikësit.

Policia e vlerësoi rrethanat e aksidentit dhe dyshon se njëri prej drejtuesve të mjetit, ka qenë me shpejtësi të lartë.


Shtuar 11.10.2025 15:11