Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në dalje drejt superstradës, pranë zonës së Ishull Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se motomjeti po lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa automjeti po vinte nga qyteti, i cili ka tentuar të futet në rrugën dalëse drejt superstradës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, të cilët kanë kryer veprimet e para proceduriale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
