Aksident i rëndë me dy të plagosur në aksin Korçë-Pogradec/ Makina ‘fluturon’ nga rruga dhe përfundon në një parcelë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Korçë-Pogradec.

Mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka ‘fluturuar’ disa kilometra larg rrugës duke përfunduar në një parcelë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg për arsye ende të panjohura.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjere 16-vjeçare.


Shtuar 11.05.2025 18:39