Aksident i pazakontë, avioni përplaset me makinën (VIDEO)

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Teksas kur një avion bëri ulje emergjente dhe u përplas me një makinë që po kalonte.

Në pamjet e kapura shihet avioni që përplaset me gardhin rrethues të aeroportit gjatë një ulje emergjente dhe më pas përplaset me makinën.

“E pashë avionin dhe e dija se nuk kisha për të ndaluar ”, tha  Schneider, shoferi i makinës.

Shoferi është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa dy personat që ndodheshin në avion nuk kanë pësuar lëndime.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan po heton shkaqet e aksidentit.


Shtuar 14.11.2023 10:18