Paraditen e sotme rreth orës 10:40, një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Lepenicë të Vlorës.
Sipas informacioneve policore, një automjet tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Në automjet ndodhej një grua rreth 35-vjeçe, e identifikuar si A. A., e cila po drejtonte mjetin në momentin e aksidentit.
Së bashku me të në automjet, udhëtonin edhe dy fëmijët e saj. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesja.
Të tre të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, shtetasja A. A., rreth 35-vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të. Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Syri tv