Shoferja përplas me makinë këmbësorin 57 vjeçarin në Tiranë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz.

Mësohet se një makinë me drejtuese vajzën me iniciale P.M, ka përplasur këmbësorin me iniciale I.S.

Ndërkohë që i lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 21.12.2021, rreth orës 20:17, në Çekrezë, Kamzë, mjeti me drejtuese shtetasen P. M., ka aksidentuar shtetasin këmbësor, I. S., 57 vjeç

Si pasojë e aksidentit shtetasi I. S. është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 21.12.2021 21:27