Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Lushnje-Çermë, në afërsi të fshatit Dushk.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë autostradës, duke u futur në oborrin e një banese.
Brenda automjetit udhëtonin një çift bashkëshortësh të cilët mbetën të plagosur dhe përfunduan me urgjencë në Spitalin e Lushnjës.
Uniformat e qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje.
Fatmirësisht, dy të lënduarit, janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.