Pasditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku një kamion me ngarkesë rëre, është përplasur me një mjet tjetër, tip “Pasat”.
Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit “Pasat”, i cili është transportuar në spitalin e Lezhës me dëmtime të shumta.
Për nxjerrjen e të plagosurit nga automjeti, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.
Nga përplasja e fortë të dy automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës.
Siç shihet nga pamjet, makina është shkatërruar plotësisht.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.