Aksident i fortë në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mjetin

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Sipas informacioneve dhe pamjeve të siguruara nga BalkanWeb, në aksident janë përfshirë një mjet i tonazhit të rëndë dhe një makinë.

Ndërkohë mjeti është përplasur dhe më pas ka humbur kontrollin, thuajse është shkatërruar plotësisht.

Ngjarja është regjistruar afërsisht fshatit Layarej, teksa nuk dihen ende detajet apo nëse ka të lënduar.


Shtuar 30.08.2024 16:15