Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar, ARRSH sugjeron shmangien e rrugës: Po monitorojmë situatën, rrezikohet rrëshqitja e makinave

Pas disa orëve që qarkullimi i aautomjeteve në aksin Qafë Thore-Theth është i bllokuar, Autoritet Rrugor Shqiptar u bën thirrje qytetarëve që ta shamngin këtë rrugë në mënyrë që situata të mos ndërlikohet.

Teksa monitorimet dhe puna për pastrimin e rrugës është në vijm, ARRSH sugjeron që lëvizja e makinave dhe këmbësorëve në këtë zonë të shmanget deri në një moment të dytë.

Njoftimi:

Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur

Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren, po monitoron nga afër situatën, por ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe aktivizon rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë.

Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftojë menjëherë sapo rruga të jetë e sigurt për qarkullim.


Shtuar 15.02.2026 20:17