Aksi Pogradec-Korçë “pushtohet” nga mjegulla, probleme me qarkullimin rrugor

Mjegulla ka përfshirë mëngjesin e sotëm disa segmente të të aksit Korçë-Pogradec. Më e dendur ka qenë në segmentin Lumalas – Grabovicë duke sjellë probleme në qarkullim në orët e para të kësaj dite. Drejtuesit e mjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët edhe për të shmangur aksidentet e mundshme.

Policia bën me dije se gjatë orëve me prani të mjegullës, nuk ka pasur probleme në lëvizjen e mjeteve dhe për rrjedhojë nuk është regjistruar asnjë aksident.

Të lidhura

None found

Gjatë kësaj periudhe ka patur herë pas here prani të mjegullës jo vetëm në aksin kryesor nacional Kapshticë-Qafë Thanë, por edhe në rrugët e fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës, si dhe në rrugët rurale të fushës së Maliqit dhe asaj të Devollit.

Dita e nesërme pritet të risjellë reshje dëbore pasi temperaturat, sipas sinoptikanëve do të shkojnë deri në – 8 grade celsius.


Shtuar 24.11.2023 08:29