Aksi Cërrik-Elbasan nuk gjen qetësi, radhë kilometrike automjetesh

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në aksin Cërrik–Elbasan.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në zonën e kryqëzimit të Cërrikut, ndërsa drejtuesit e mjeteve bëjnë me dije se kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se një orë.

Kjo situatë përsëritet prej disa ditësh, duke shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim dhe lodhje për qytetarët që detyrohen të qëndrojnë gjatë në trafik.

Aksi u përfshi nga fluksi i lartë i automjeteve edhe në prag të ndërrimit të viteve, ku mijëra qytetarë pritën për orë të tëra në trafik, pavarësisht temperaturave nën zero.


Shtuar 7.01.2026 16:16