Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Hodonovc të Kamenicë, Kosovë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.
Mediet vendase raportojnë se në mesin e të lënduarve është një nënë me fëmijën e saj dhe një person i moshës 20 vjeç.
Të tre të lënduarit u dërguan nga Spitali i Gjilanit për në QKUK për shkak të gjendjes së tyre të rëndë.
Burime bëjën me dije se gjendja e nënës dhe fëmijës së saj 11 vjeç vazhdon të jetë kritike. Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë edhe personi i tretë i moshës 20 vjeçare. Policia po heton për rrethanat e aksidentit fatal./albeu.com/