Sipas Akademisë së Shkencave në studimin e fundit të publikuar mbi 70 % të shqiptarëve janë të imunizuar me antitrupa COVID-19.
Janë publikuar të dhënat e fazës së tretë të studimit të Akademisë së Shkencave, mbi imunitetin që kanë krijuar shqiptarët nga Covid 19. Sipas të dhënave nga ASH, thuhet se në fazën e tretë të studimit e cila nisi në 16 Qershor deri në 23 Korrik u morën rezultatet e më shumë se 1500 personave, për të parë nëse kishin antitrupa ndaj Sars Covid 19.
Sipas rezultateve të marra nga studimi, më shumë se 73.3 % e personave kanë rezultuar se kanë antitrupa, ndërkohë që ASH, duket se ka rritur pragun për atë që quhet imunitet natyral, me imunizimin e 90% të popullsisë.
ASH rekomandon ritëm të shpejtë vaksinimi për personat që derimë tani nuk kanë marrë asnjë dozë, si dhe të planifikohet vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç me të paktën një dozë.
Ndërkohë që një tjetër rekomandim i dhënë nga Akademia e Shkencave është marrja e një doze të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç, dhe për ata që vuajnë nga sëmundje imunodeprimuese.
Pjesë nga studimi:
Testimi serologjik i cili përcakton antitrupat e pranishëm në gjak ndaj virusit SARS-CoV-2 është një ekzaminim që jep informacion të vlefshëm mbi shkallën e imunizimit specifik të popullatës në ecurinë e Pandemisë nga COVID-19. Qendra Kërkimore e Imunologjisë dhe Imunogjenetikës pranë Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës së Akademisë së Shkencave ka monitoruar që në 6-mujorin e parë të Pandemisë nivelin e seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare. Në të tre fazat e studimit të seroprevalencës në një kampion sinjifikativ të popullatës urbane të Qytetin e Tiranës, u aplikua e njëjta metodologji. Ne Fazën e tretë të studimit që filloi në 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021 u thirrën për testim 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjec të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave tëmjekëve të familjes. Seroprevalenca e përgjithshme e antitrupave IgG specifike anti S1-SARS-CoV-2 rezultoi 73.3%. Sipas të gjitha gjasave kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas vales se tretëtë COVID-19 që u shkaktua nga varianti Alfa dhe përpara valës aktuale Delta.
Nga kjo mund të konkludojmë se aktualisht nevojitet një imunizim i shpejtë vaksinal i të paktën 20% të popullatës shqiptare akoma të pavaksinuar me qëllim arritjen e pragut të ri të imunitetit kolektiv qe vlerësohet në rreth 90% te popullates per variantin Delta. Për të parandaluar reinfektimet në individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjec, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare.
Gjithashtu të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjec me vaksina të miratura për këto mosha. Sic sugjerojnë të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore. Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjec t’u rekomandohet prindërve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike. /albeu.com/