Ajola Xoxa kërkon lirimin e llogarive bankare: Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO, ja arsyeja

Seanca në Apelin e GJKKO për ankimin e bërë nga Ajola Xoxa për lirimin e llogarive bankare, është shtyrë për ditën e mërkurë.

Mësohet se Gjykata ka marrë kohë për t`u njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.

Ky ankim i bërë nga bashkëshortja e Erion Veliajt lidhet me sekuestrimin e disa llogarive bankare, të cilat i janë bllokuar.

Ajola Xoxa, argumenton se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu sic pretendon SPAK.

Kujtojmë që Ajola Xoxa, me vendim të GJKKO është lënë nën masën e detyrimit të paraqitjes, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, është lënë në masën “arrest me burg”.

Ajola Xoxa, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që legjitimoi kontrollet në bizneset e saj, si edhe sekuestrimin e celularit.

Kujtojmë se me vendim të GJKKO, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), mori autorizimin dhe kërkonte të kontrollonte telefonin e Ajola Xoxës.

Ndërkohë më 3 shkurt, Ajola Xoxa, ka kundërshtuar në GJKKO vendimin për kontrollin e ushtruar në një apartamentin e përshtatur si magazinë e Sky Tower.

Por GJKKO dhe Apeli i kesaj gjykate Kunder Krimit te Orgnaizuar dhe Korrupsionit, i ka cilesuar si të ligjshmë kontrollet.


Shtuar 10.03.2025 11:46