“Ajo tha PO”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania i jep fund beqarisë?

Rizarta Hoxha, banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka ngjallur sërish interes në rrjetet sociale.

Këtë herë, ajo ka publikuar një video në platformën TikTok, e cila ka lënë ndjekësit të dyshojnë se në jetën e saj po ndodh diçka e madhe.

Në videon që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Rizarta shfaqet e buzëqeshur dhe elegante, ndërsa fokusi kryesor bie mbi një unazë të vendosur në gisht.

Ajo që e shton dyshimin edhe më shumë është përshkrimi që ka vendosur krahas videos: “Ajo tha PO”.

Pavarësisht mungesës së një deklarate të drejtpërdrejtë apo detajeve të tjera, fansat e saj kanë shpërthyer në komente urimi, duke e përgëzuar për një kapitull të ri në jetë.

Kujtojmë që Rizarta, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk u përfshi në ndonjë romancë publike, dhe jeta e saj private ka qenë kryesisht jashtë vëmendjes së mediave pas përfundimit të spektaklit.

Kjo e bën edhe më interesante këtë zhvillim, që mbetet për t’u konfirmuar nga vetë ajo në ditët në vijim.


Shtuar 24.07.2025 17:56