“Ai del hajdut në çdo variant”, Berisha pyet Nikollën: Je kryetare parlamenti apo sekretare e Edi Ramës?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha debatoi ashpër me kryetaren e Kuvendit, të cilën e cilësoi si sekretare e Ramës. Për Berishën, Nikolla vazhdon të përdorë standard të dyfishtë seancën

“Jekryetare parlamenti apo sekretare e Edi Ramës? Nëse je kryetare e parlamenti duhet të ruash rregulloren e njëjtë për deputetët. Ti për Edi Rama nuk njeh rregullore dhe ligji, për Edi Ramën po përdor standard tjetër. E kupton që prish klimën, nëse e dreja e replikës ezaurohet për së dyti dhe të tretë, të garantoj se 100 herë po ia dhe të drejtën, ai 100 herë hajdut del.”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 21.12.2022 21:57