Ahmeti flet për mundësinë e përfshirjes së ASH-së në Qeveri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka theksuar se është herët për të folur për një epilog konkret për mundësinë e përfshirjes së ASH-së në Qeveri.

Ahmeti ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime, dhe se në to është i përfshirë edhe ai, por edhe shefi i Qeverisë Kovaçevski, por sipas tij është herët të flitet për këtë çështje.

“Është hapur edhe kjo temë. Takimet me përfaqësues të tyre i kam bërë unë. Ka bërë takim edhe Kovaçevski me zotin Taravari. Do të shohim çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do bëhen në mes të palëve. Akoma nuk është biseduar për detaje, është një proces në rrjedha e sipër. Ne si shqiptarë kemi nevojë për një unitet më të madh, të jemi pak më shumë të organizuar në drejtim të realizimit të misionit tonë kombëtar”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti./INA


Shtuar 20.11.2022 09:44

koment