Ahmetaj tregon mesazhin: Kur SPAK akuzoi Ballukun, kam marrë kërcënime me vdekje nga Venezuela

Arben Ahmetaj gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka treguar se, është kërcënuar me jetë me një mesazh nga një numër venezuelian.

Sipas tij, kërcënimi është bërë në muajin tetor, kur në Shqipëri SPAK akuzoi për herë të parë në mënyrë zyrtare Belinda Ballukun.

Çim Peka: Vetëm se një gjë zoti Ahmetaj, meqë unë jam personi që ju kam intervistuar, i vetmi, për këto intervistat, kemi biseduar bashkë gjatë, po bëhen tre vjet. Më bën përshtypje, duke e njohur mirë Ramën, për një gjë biem dakord, që ai funksionon me struktura mafioze, që fillimisht tenton të të blejë. Kur nuk ja del dhe je rrezik për të, tenton dhe eliminimin. Deri këtu biem dakord. Po si ka mundësi që ju jeni kërcënuar sistematikisht edhe me jetë, tek e fundit edhe me rrëmbim tuaj. Keni folur dhe për disa se mos kërcënuar, besoj do i thoni, do jepni prova sot. Si ka mundësi që ky njeri nuk ka tentuar t’ju blejë kur ju keni treguar se po vazhdoni të flisni dhe në fakt i keni bërë dëm të madh, jo dëm të vogël.

Arben Ahmetaj: Përpara se të vij tek përgjigja e pyetjes tuaj të fundit …

Çim Peka: Sepse ne biem dakord që Rama tenton të blejë. Pse s’e, pse s’e paska tentuar me ju?

Arben Ahmetaj: Urdhëro! Një nga tre mesazhet, në tetor. Të lutem a po e ndjekni?

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: Po. Një nga tre mesazhet.

Çim Peka: Çfarë numri është ai?

Arben Ahmetaj: Ky është numër, kam përshtypjen o nga Mainmari, o Venezuela. Pra, o nga Burma e dikurshme ose nga Venezuela.

Çim Peka: Dhe çfarë kishte ndodhur në tetor në Shqipëri në atë kohë kur ju jeni kërcënuar? Mund ta lidhim me ndonjë ngjarje?

Arben Ahmetaj: Unë, unë nuk besoj që është aspak koincidencë. Për informacionin tuaj zoti Peka…

Çim Peka: Dhe çfarë thotë mesazhi?

Arben Ahmetaj: Kërcënim me vdekje. Praktikisht këto mesazhe sot, të treja, janë me autoritetet jo vetëm zviceriane. Jo vetëm zviceriane. Praktikisht, informacioni akoma informal, më vjen që nuk janë numra të thjeshtë. Janë numra me një ndryshim VPN-je shumë të shpejtë, gjë që më çon në logjikën që nuk janë për t’u marrë me shaka. Po është koincidencë që ka të bëjë me ngjarjet e tetorit në Shqipëri? Nuk e di. Po fakti është që ky është një kërcënim i ri dhe në Shqipëri vazhdon genocidi.

Çim Peka: Në tetor në Shqipëri ka pasur një ngjarje. Ka pasur fillimi i hetimeve ose akuza për Belinda Ballukun.

Arben Ahmetaj: Unë lutem që të mos, lutem që të jetë koincidencë. Lutem që të jetë, të jetë koincidencë sepse në qoftë se s’do ishte koincidencë, besoj që një pusetë e re do hapet në raport me të gjithë njerëzit e përfshirë që kërcënojnë mua dhe familjen time. Po të them një gjë zoti Peka, se ë, sigurisht që unë jam futur në një psikozë, bindje që në pikën që unë jam, në padrejtësinë që më është bërë, për mua, e drejta ka shumë vlerë. Madje, jeta ime s’ka vlerë as sa gjysma e të vërtetës më, në raport me daljen e të vërtetës dhe në raport me sigurinë e familjes time. Në këtë psikozë jam. Dhe po ta them ty dhe po ja them dhe shqiptarëve.

Çim Peka: Siguria e familjes tuaj është të mos flisni, jo të flisni.

Arben Ahmetaj: Më falni! Tani, më fal, një sekond, ta mbaroj.

Çim Peka: Ose të flisni.

Arben Ahmetaj: Të lutem, ta mbaroj. Jo, unë, unë nuk pushoj, nuk pushoj së luftuari. Kush më njeh mirë, le të pyesi kreu i organizatës dy-tre bashkëpunëtorë që i jep edhe kulla, edhe i ka shpëtuar dhe nga SPAK-u, që e dinë mirë natyrën time në veprim, për shkak të incidenteve ndaj nesh. E dinë shumë mirë reagimin tim. Unë nuk jam njeri i thjeshtë në atë raport. Unë s’jam trim, s’jam ndonjë i fortë. Por unë nuk ndaloj. Nuk ndaloj. Dhe po jua them shqiptarëve, edhe për ata që më besojnë dhe për ata që s’më besojnë, një burrë ka dy vdekje.

Dy vdekje ka një burrë. Një moment kur i merr frymën e fundit Perëndia, dhe një moment tjetër kur në mënyrë të padrejtë dhe të dhunshme, siç ka bërë kreu i organizatës dhe Altin Dumani, marrin dinjitetin e një burri. Këto janë dy vdekje. Njerëz, s’kam çfarë i bëj, si ka bërë asnjë. Tjetrës, siguria e familjes time të mos flasë. Mjerë kush i afrohet familjes time, ta kërcënojë. Mjerë kush i afrohet. Unë këtë gjë tani nuk e bëj më vetëm për veten time. Bëj dhe për vendin.

Unë një gjë nuk ia fal vetes. Një gjë nuk ia fal vetes. Unë kam në historinë time shumë modeste, shumë modeste, veprime që kanë qenë përtej vetes time. Greva e urisë e 91-shit, ka qenë për mua apo ka qenë për vendin? Mbyllja e skemave piramidale me ndjesë pastë Fatos Nanon edhe Arben Malajn, unë dhe Farudin Arabin. Kam qenë 27 vjeç unë kur kam hyrë te VEFA-ja, sepse Prodi dhe Fondi Monetar tha, nuk i japim Shqipërisë asnjë cent në qoftë se nuk mbyllen skemat piramidale. Pyeteni Arben Rakipin, ka qenë në prezencë me mua, me Fatos Nanon, me Gim Tiranën dhe me drejtorin e atëhershëm të policisë. Po, ja ne të katërt i kemi mbyllur. E kam bërë për vete?

Po grevën e urisë të Partisë Socialiste e kam bërë për vete? Jo. Unë këtë gjë e bëj për familjen time, e bëj për tre vajzat e mia, dhe për vendin. Nuk e fal unë që të gjithë përpjekjet e mia, të gjithë përpjekjet e mia, me gabimet e mia, sigurisht, ta shoh Shqipërinë unë në duart e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës. Nuk është kjo as Shqipëria e askujt. Kjo është vetëm Shqipëria e kreut të organizatës dhe 15 oligarkëve. Kaq është. Kjo është Shqipëria e… sot Shqipëria në duart e karteleve të drogës dhe krimit të organizuar dhe të korrupsionit, nuk është në dorë të shqiptarëve. Është në dorë të krimit të organizuar dhe kjo është Shqipëria që do Edi Rama, nuk është kjo Shqipëria që duam.

Çim Peka: Kjo që thoni ju është krejt e vërtetë, por të gjitha këto nuk ndodhen pas 2021 kur Edi Rama ju shpalli në kërkim. Meqenëse nuk e bëni vetëm për vete dhe për familjen, po e bëni edhe për vendin.

Arben Ahmetaj: Pyetja juaj më duket me shumë sens në ë, qerthullin e gjithë hedhjes baltë mbi atë që tentoj të bëj unë. Kjo që, pyetja juaj ë, e ka marrë përgjigjen disa herë. Unë kam këtu dosjet, edhe letra. Unë e kam luftuar aq sa ç’kam mundur marrjen e Shqipërisë në një republikë narko-ë, trafikante, që nga 2014-a, që nga 2015-a. Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH-in. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të tatimit të vlerës së shtuar, në dorë të privateve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve, siç janë të dhënat personale.

E dini zoti Peka çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri, përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka? Ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Kupola e policisë është e përfshirë, kupola e policisë, nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo, a janë futur duart në TIMS? Po mo, a një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po, a janë përdorur këto të dhëna personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur.


Shtuar 8.01.2026 21:18