Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/1126888041195161
Ahmetaj akuzoi Sali Berishën se ka vrarë më shumë se pandemia në Shqipëri.
“Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në 94’. Ai ka mundur pandeminë me vdekjen. Prapë guxon vjen këtu. Dikush e përqesh dhe dikush e duartroket. Ai ka vrarë më shumë se pandemia. Nuk duhet të merremi me një njeri që nuk ekziston” tha Arben Ahmetaj.