Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer krim

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj i është përgjigjur Kreut të SPAK Altin Dumani, pasi ky i fundit kur u pyet për inceneratorin në Kuvend tha se Ahmetaj mundë të bashkëpunojë me drejtësinë. Në një lidhje Live me “Çim Pekën”, Ahmetaj theksoi se nuk ka si të bashkëpunojë me drejtësinë, pasi nuk ka kryer asnjë krim.

“Nëse më lejon të referohem Çimi. Edhe në teknikën ligjore bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim. Unë nuk kam si të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë. Jam shembull i 10 standarteve,” tha Ahmetaj.


Shtuar 27.10.2025 21:03