Këtë të mërkurë, Kuvendi njoftoi KQZ me anë të një shkrese se; ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ka humbur mandatin e deputetit, për shkak të mungesës së tij 6 mujore në seancat plenare.
“Seanca e fundit plenare, ku deputeti Arben Ahmetaj, ka marrë pjesë është data 6 korrik 2023” thuhet në shkresën e Kuvendit.
Por kush pritet të ulet në karrigen e deputetit në vend të tij në Kuvend?
Sipas përllogaritjes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, në listën shumëemërore të kandidatëve të Tiranës pas Arben Ahmetajt, renditet Dallëndyshe Bici, e cila fitoi 4977 vota preferenciale.
Dallëndyshe Bici, aktualisht mban postin e drejtueses së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Nëse Bici nuk do të pranojë të marrë madantin e deputetit, rruga i hapet Plarent Ndrecës, i cili në zgjedhjet e 2021, siguroi 4008 vota.