Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet e bëra në tenderat AKSHI-t.
Shehaj tha se drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndaj të cilës është dhënë masa e sigurisë arrest në shtëpi, nuk i përmendje emri në Parlament.
Ai akuzoi AKSHI se ka ekspozuar të dhënan sensisitive të qytetarëve, të cilat janë përdorur nga patronazhistët me qëllim favorizimin e PS në zgjedhje.
“AKSHI është i vetmi institucion që bën tendera sekret që do të thotë se nuk jep llogari se kujt do t;i shkojën paratë. Rama ka vendosur që tenderat e AKSHI nuk mund të bëhen publik. AKSHI ka të dhënat, kjo është e rëndësishme sepse ushqen patronazhistët, organizon zgjedhjet, vota e diasporës. PS fitoi në Greqi me 80% votave. Vendosnin se kush e kishte plotësuar formularin në mënyrë të duhur dhe kush jo, merrnin patronazhistin dhe i thoshin merreni në telefon atë se i mungon karate identitetit, merre në telefon atë… kupton. Ajo që dallon këtë rast korruptim nga të tjerët është që kemi të bëjmë me rrëmbimin e një qytetari nga oficerët në detyrë të policisë, nuk janë banditë të veshur si oficerë. kanë oficerë. Nuk mund të jetë inskenim sepse ke dy individë që janë akuzuar për pengmarrje… Kjo zonja Mirlinda Karçanaj, unë e kam përmendur dhe në parlament. Nuk e njeh askush, kjo është e lidhur drejtpërdrejtë me familjen e kryeministrit. Kur është thirrur në SPAK me avokat dhe kam folur në parlament, mazhoranca ishte e shokuar se kësaj as emri nuk i përmendej. Drejtoresha e AKSHI, gropa e zezë e korrupsionit dhe përdorimit të të dhënave për të fituar zgjedhjet”,tha Shehaj.
