Agron Shehaj njofton “divorcin” përfundimtar me Partinë Demokratike

Seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate të forta mes deputetëve të opozitës. Kjo për shkak të protestës së Agron Shehajt në foltoren e Kuvendit, të cilën e mbajti të bllokuar me orë të tëra, duke mos lejuar që të mbajnë fjalën e tyre deputetët e mazhorancës, por dhe ata të opozitës.

Siç dhe raportuam më herët Gazment Bardhi e akuzoi Shehajn se është kthyer në “patericë të mazhorancës”, ndërsa Flamur Noka e largoi me forcë nga foltorja.

Pas këtyre incidenteve deputeti Shehaj mbajti një fjalë të shkurtër për mediat ku dhe deklaroi “divorcin” përfundimtar me Partinë Demokratike.

Shehaj pranoi se ka pasur komunikime me PD-në, por pas ditës së sotme gjithçka zerohet.

“Rrugët tona ndahen”, tha ai jashtë ambienteve të Kuvendit.


Shtuar 19.12.2024 16:31

Tags: ,