Aktori i humorit, Agron Llakaj mori pjesë sot në homazhet në ndër të Zef Dedës.
Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Llakaj tha se ikja e Dedës ishte e parakohshme, ndërsa theksoi se ai la pas të qeshurën dhe dashurinë e publikut.
“Të zotit jemi dhe një ditë do të largohemi. Por ikja e Zefit është e parakohshme. Artistët me emrin e Zefit, në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen, por la pas të qeshurën pas dhe dashurinë e publikut që e ka dashur shumë. Mendoj se duhet një punë nga institucionet për t’i treguar brezit të ri se kush ka qenë arti i vërtetë. Sikur trupa profesionistë e humorit shqiptar më shumë është në qiell se sa në tokë dhe atyre iu bashkua dhe Zef Deda. Shpresoj që dy fëmijët e tij të jenë të zotët që të trashëgojnë disa nga talentet e tij. Ne e quajmë veten si të ‘Fundit e Moikanëve’. Dhimbja është e madhe.”, tha ai.