Mbrëmjen e së hënës afganët e strehuar në Lezhë janë larguar nga Shqipëria.
Ata kishin disa kohë që qëndronin në Lezhë dhe bëhet me dije se janë larguar me 5 autobuzë prej andej.
Nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i ri i shtetasve afganë, por mësohet se ata kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Mësohet gjithashtu se largimi i tyre është organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë./albeu.com/