Aferat e Ballukut/ Berisha: Për 97 milionë euro është akoma e lirë, në zyrat që varen nga ajo po manipulohen dokumentet

Ditën e sotme, në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se Belinda Balluku, edhe pse ka vjedhur miliona euro nga paratë e shqiptarëve, vazhdon të qëndrojë në detyrë dhe të jetë e lirë.

Berisha deklaroi se vjedhjet e saj mund të arrijnë në shuma, shumë herë më të mëdha sesa janë bërë publik.

Gjithashtu, Berisha denoncoi se në zyrat që janë në varësi të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë filluar të manipulohen dokumentet.

“Prej 10 ditësh në zyrat e agjencisë që varen nga Lubia po manipulohen po ndryshohen qindra dhe mijëra dokumente. Kjo është përgjegjësi e prokurorisë, ndërkohë që mban Metën në paraburgim se do prishë provat kur ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror. Burgos zv ministren për një arkë me cironka. Lubia për 97 milionë rri e lirë, kryeson edhe mbrojtjen civile”, tha Berisha.

Berisha: Për të kuptuar se pse Lubia nuk jep dorëheqjen, për të kuptuar sesi ajo…është gen kriminal. Gjyshi i saj ka qenë serial killer dhe kjo e tmerron Ramen. Ajo i është betuar, që unë të marr me vete sepse nuk jam unë po je ti që me ke urdhërtuar mua të firmos cdo gje me këtë kompani.

Dardhat dhe kumbullat pas shpinës së Lubisë i ka ngrënë Rama.

Siç e shihni ajo e shqiptarëve e lashta, ‘keni parë s’keni parë shkon një i vdekur me një të gjallë”. Janë bërë si Konstandini dhe Dhoqina.

Prej 10 ditësh në zyrat e agjencisë që varen nga Lubia po manipulohen po ndryshohen qindra dhe mijëra dokumente. Kjo është përgjegjësi e prokurorisë, ndërkohë që mban Metën në paraburgim se do prishë provat kur ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror. Burgos zv ministren për një arkë me cironka. Lubia për 97 milionë rri e lirë, kryeson edhe mbrojtjen civile.


Shtuar 18.11.2025 13:33