Afera me inceneratorët, Kryemadhi thirret në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pritet të dëshmojë sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për aferën e inceneratorëve.

Mësohet se Kryemadhi është thirrur në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranë dhe do të jetë në Prokurori në orën 10:00.

Thirrja e Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës pak ditë pas denoncimit më të fundit të saj ku tregoi se në Sharrë kryhet vetëm groposje.

 


Shtuar 31.01.2023 08:04