Afera e inceneratorëve, Kryemadhi: Zoto ka paguar rreth 2 miliardë lekë për 19 kompani, sa ka marrë bariu dhe çifti i moshuar

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, një një bashkëbisedim me gazetarët ka folur në lidhje me aferën e inceneratorëve, ku ka zbuluar fakte të reja.

Kryemadhi u shpreh se SPAK ende nuk ka lëvizur dhe pse kanë kaluar 617 ditë nga padia.

Faktet e reja që publikoi Kryemadhi janë në lidhje me pagesat e marra deri më tani për Klodian Zoton dhe tre kompani në emër të një bariu në Greqi dhe dy pensionistëve.

Sipas Kryemadhit, i shpalluri në kërkim Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani dhe se vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

“Këto para që hidhen në xhep të Klodian Zotos do ishin paga të pedagogëve, bonus për studentët që largohen nga Shqipëria. Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal. Të bën përshtypje, tre kompani njëra është bariu në Greqi që ka përfituar nga Zoto rreth 5 milion Dollarë, pas denoncimit e Haxhire Gurakuqi e Thanas… pra dy pensionistët kanë marrë 1 milion dollarë. Në 25 milion dollarë që ka marrë Zoto, vlera totale e gjitha e grabitur, fryrje punimesh është 19 milion dollarë e sekuestruar e futur në xhepat e tyre. Në gjithë këtë histori një nga problemet më të mëdha është që ky incenerator është deri në 2047, qytetarët do i paguajnë nga 10 milion dollarë vit për vit”, u shpreh Kryemadhi.