Nga data 31 korrik, shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejt Italisë për turizëm. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka bërë të ditur se të gjithë udhëtarët do të duhet të karantinohen për 5 ditë pas mbërritjes në vendin fqinj.
Gjithashtu, TIA ka publikuar dhe të gjitha kërkesat që duhen plotësuar nga çdo udhëtar. Qytetarët duhet të paraqesin rezultatet negative të tamponit të kryer brenda 48 orëve të fundit nga data e fluturimit.
Nga ky rregull përjashtohen fëmijët nën moshën 6 vjeç. Personat të cilët do të qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye pune ose shëndeti nuk do të jenë të detyruar për karantinë.
NJOFTIMI:
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Italisë
Duke filluar nga data 31 korrik 2021 shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).
Ju lutem gjeni me poshtë kushtet që duhet të plotësoni:
Pasagjerët që janë vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson.
Nëse pasagjeri nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) 72 orë para nisjes ose të ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 48 orë para nisjes.
Fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.
Personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune, shëndeti ose emergjenca, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.
Pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form).
Çdo pasagjer që fluturon nga destinacionet e Italisë drejt Shqipërisë, duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit.
Teksa plotësojnë formularin PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”.
Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021.
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport