Adriatik Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në qarkun e Vlorës, KAS vendos hapjen e një kutie

Pas denoncimit të kryetarit të partisë Shqipëria Bëhet në qarkun Vlorë e Fier për rinumërimin e votave, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve kanë vendosur verifikimin e kutisë së parë.

Burimet për mediat bëjnë me dije se KAS ka vendosur që kutia e parë do të hapet më 2 qershor në Vlorë në një qendër votimi.

Lapaj pak ditë më parë në rrjetet sociale u shpreh se në qarkun Vlorë dhe Fier duhet të hapen kutitë e votimit, pasi sipas tij fletët nuk kishin vula.

Gjithashtu, KAS ka marrë parasysh dhe tre nga kërkesat e PD-ASHM për qarkun e Beratit, Vlorë dhe Gjirokastër, ku ka vendosur të marrë si provë në shqyrtimin administrativ të dhënat e votimit nga jashtë.


Shtuar 29.05.2025 19:28