Komuniteti artistik është tronditur sot me lajmin për vdekjen e aktorit të njohur Lulzim Rexha.
Aktori Rexha vdiq mbrëmë në QKUK, deri paraprakisht ishte duke u trajtuar për një vit në një klinikë në Gjermani, pas një beteje me një sëmundje të rëndë.
Miq, kolegë e familjarë, kanë shprehur ngushëllimet dhe dhembshurinë e tyre për shuarjen e aktorit.
Njëra ndër to është edhe aktorja Adriana Matoshi, e cila përmes një postimi në Instagram është shprehur e prekur nga vdekja e aktorit.
“Më ka trishtuar thellë lajmi për humbjen tënde Lul. Ishe një koleg i jashtëzakonshëm, kjo humbje është shumë e dhimbshme për të gjithë ne dhe nuk ka fjalë që mund ta ngushëllojnë këtë dhimbje të thellë. Në këtë moment të vështirë, lutjet e mia janë për familjen e Lulit dhe kolegët tanë. Prehu në paqe shpirti ma i bukur i krejt neve”, shkroi Matoshi në postimin e saj në Instagram.
Lulzim Rexha ka pasur një karrierë të bujshme, i përfshirë në shumë projekte filmike, teatrale dhe aktivitete të ndryshme publike.
Artisti i njohur ka lenë pas vetes gruan dhe dy fëmijët.