Adri Rrogaqi feston ditëlindjen, bashkëshortja Iliriana Sadriu i bën dedikimin e veçantë

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Adri Rrogaqi, sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e tij.

Dita e veçantë nuk ka kaluar pa u shënuar nga urimet e njerëzve të dashur, e sidomos nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Iliriana Sadriu.

Në rrjetet sociale, Iliriana ka ndarë një urim të shkurtër, por mjaft domethënës për Adrin.
“Jeta ime të paça gjithmonë, urime”, ka shkruar ajo.

Adri dhe Iliriana janë një ndër çiftet më të dashura të publikut, të cilët u bënë më të afërt gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK 2.

Përveç eksperiencës së përbashkët në reality shou, të dy janë të lidhur edhe nga pasioni i njëjtë për muzikën, duke e bërë historinë e tyre të dashurisë edhe më të veçantë.


Shtuar 17.09.2025 14:16