Adolf Hitleri, krimineli më i madh në histori, vrau veten si sot më 1945

Në këtë ditë të vitit 1945, lideri i nazistëve gjermanë, Adolf Hitler, krimineli më i madh në histori, kreu vetëvrasje me të dashurën e tij Eva Braun në një bunker afër Berlinit.

Në vitin 1921 ai u bë kreu i Partisë Kombëtare Socialiste të Punëtorëve të Gjermanisë, më 9 qershor 1923 ai provoi një grusht shteti në Mynih për të cilin u dënua, por u lirua shpejt nga burgu dhe në 1925 ai riorganizoi partinë në një ushtri.

Menjëherë pasi u bë kancelar në vitin 1933, ai prezantoi diktaturën naziste dhe filloi persekutimin e pamëshirshëm të hebrenjve, si dhe të njerëzve që ishin fort të orientuar në mënyrë demokratike.

Ai hapi kampe përqendrimi, hoqi parlamentarizmin, lirinë e shtypit dhe të drejtat civile. Përfitoi nga pavendosmëria e Perëndimit dhe ia aneksoi Austrinë Gjermanisë, skllavëroi Çekosllovakinë dhe më 1939 sulmoi Poloninë, duke provokuar kështu Luftën e Dytë Botërore. /albeu.com/