Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar në Durrës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 53- vjeçare, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com