Abuzoi me çmimet e makinerive duke përvetësuar para, procedohet administratori i kompanisë në Elbasan

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht shtetasin V.R,  banues në Elbasan, me detyrë administrator i një kompanie private, pasi nëpërmjet mashtrimit dhe abuzimit më çmimet ka përvetësuar sumë parash nga një sërë shitjes të makinerive të firmës.

Në Elbasan, policia gjithashtu ka proceduar penalisht edhe shtetasin D.K, 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtim të Paligjshëm”, dhe shtetasin E.H  35-vjeç banues në Librazhd për veprën penale “Plagosje të lehtë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht shtetasin V. R., banues në Elbasan, me detyrë administrator i një kompanie private, pasi nëpërmjet mashtrimit dhe abuzimit me çmimet ka përvetësuar shuma parash nga një sërë shitjesh të makinerive të firmës.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan porceduan penalisht shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua se po kryente punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobta, ka goditur me grusht, shtetasin E. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /albeu.com


Shtuar 17.02.2022 13:03