Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar refuzimin nga ana e kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren Belinda Balluku, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për ta pezulluar atë nga funksionet publike.
Hoxha u shpreh Rama këtë herë ka zgjedhur një qasje krejt ndryshe nga rastet e mëparshme.
“Kryeministri ndryshe nga raste të tjera, ku vendoste t’i largonte nga pozicionet shtetërore, pastaj t’i largonte nga pozicione politike, t’i zhvishte dhe t’i paraqiste si vezë e qëruar para SPAK dhe GJKKO, në rastin konkret ka zgjedhur një rrugë tjetër”, tha ai.
Hoxha theksoi më tej se në dosjen e Ballukut, gjenden bisedat e drejtorëve të rëndësishëm me ministren, por çuditërisht bisedat kur vinë urdhrat nga lart, nuk janë, njësoj si në dosjet e tjera.
“Dalin pasazhe kur flitet mirë për kryeministrin edhe te mesazhet e kriminelëve. Në rastin konkret nuk del askund kryeministri, kush është kujdesur që ato të mos rrjedhin, por të lihet përgjegjësia Ballukut. Kemi të bëjmë me numrin 2 të qeverisë, njeriu më i rëndësishëm, ka zbatuar direktivat e kryeministrit…”, tha ai.
Më tej ai tha se pas takimit të kryeministrit në Turqi, çështja për të cilën akuzohet Balluku është paraqitur si një “influencë politike”.
“Pas takimit në Turqi, e nxorën që nuk ëtshë çështje korrupsioni, por është çështje e influencës politike dhe iu dha miqve të presidentit turk. Kur ja jep miqve të tij nuk mund të bësh korrupsion këtu. Nuk mund të bësh favore me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, tha Hoxha.
Artan Hoxha: Kjo situatë po kthehet në një vijë demakracioni midis strukturave të reja që kemi në dhe qeverisë. Kryeministri ndryshe nga raste të tjera, ku vendoste t’i largonte nga pozicionet shtetërore, pastaj t’i largonte nga pozicione politike, t’i zhvishte dhe t’i paraqiste si vezë e qëruar para SPAK dhe GJKKO, në rastin konkret ka zgjedhur një rrugë tjetër. Thotë “nuk flas për drejtësinë”, por bën veprime të tjera. Në rast se ti nuk flet për drejtësinë dhe e lë si në rastet e mëparshme, pra si në rastin e Ahmetajt, po mos të iktë ai do ishte ne burg. Kur je brenda nuk flet dot, ai ka qenë një nga zërat më të fuqishëm që denoncoi Tunelin e Llogarasë dhe ne sot të mos bëjmë sikur nuk e shohim. Kemi një tunel dhe dy ura që nuk janë. Nuk po them Tigrat, që kanë 68 milionë euro deri tani. Paguajmë 91 mijë euro në ditë vetëm qira.
Në 6 vitet e fundit Balluku është njeriu më i rëndësishëm në qeveri edhe për shkak të buxhetit të madh që ka administruar, por edhe pse ajo ishte numri dy dhe firmoste. Rama e ka kthyer në skemë të vetën mos hedhjen e firmës, por në rastin konkret edhe ajo e ka lënë një firmë diku.
Gjenden bisedat e drejtorëve të rëndësishëm me ministren, por çuditërisht bisedat kur vinë urdhrat nga lart, nuk janë, njësoj si në dosjet e tjera. Dalin pasazhe kur flitet mirë për kryeministrin edhe te mesazhet e kriminelëve. Në rastin konkret nuk del askund kryeministri, kush është kujdesur që ato të mos rrjedhin, por të lihet përgjegjësia Ballukut. Kemi të bëjmë me numrin 2 të qeverisë, njeriu më i rëndësishëm, ka zbatuar direktivat e kryeministrit…
Pas takimit në Turqi, e nxorën që nuk ëtshë çështje korrupsioni, por është çështje e influencës politike dhe iu dha miqve të presidentit turk. Kur ja jep miqve të tij nuk mund të bësh korrupsion këtu. Nuk mund të bësh favore me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Për tecet lundruese Balluku duhet të ishte penalizuar para kësaj, se denoncimi atje është më i hershëm. Për atë thanë që është ambasadorja amerikane, të cilët pasi i mbaroi mandati u punësua te kompania të cilat na i solli. Për tecet ne paguajmë 90 mijë euro në ditë, vetëm qira. Tani u futën te Unaza, dhe ajo e Qafë Plloçës u shemb.
